“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

“PD është shpërbërë, Berisha e mban peng rotacionin politik”, Roland Bejko: E trajton partinë si pronë private

Politologu dhe anëtari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, komentoi situatën brenda opozitës dhe rolin e Sali Berishës në zhvillimet e fundit politike. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC News, Bejko theksoi se lidershipi aktual e ka shpërbërë strukturalisht Partinë Demokratike dhe e trajton atë si një pronë private. Sipas tij, mungesa e një strategjie afatgjatë dhe ndryshimi i shpeshtë i qëndrimeve politike tregojnë një krizë të thellë brenda opozitës. Duke iu referuar deklaratave të Berishës për largimin nga politika vetëm kur të mos jetë mirë fizikisht apo mendërisht, Bejko vuri në dukje paqëndrueshmërinë në diskursin e tij: “Një njeri që brenda dy ditësh mban qëndrime ekstremisht të kundërta dhe shumë agresive, nga denigrimi i partive të vogla te thirrjet për bashkim, tregon se nuk...