Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
PD doli forcë e parë në Kavajë, reagon më i votuari i primareve, Kadiu: Përballë çdo vështirësie, triumfon vullneti i demokratëve për ndryshim
👁9488
Hysen Kadiu ka reaguar pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në Kavajë. Ai u shpall më i votuari i primareve në qarkun Tiranë, por u la jashtë listës së mbyllur të PD. Pas kësaj ai vendosi të lejë garën. “Kavaja tregoi edhe një herë se, përballë çdo vështirësie, triumfon dëshira dhe vullneti i demokratëve për ndryshim. Përballë çdo padrejtësie të kundërshtarit dhe jo vetëm, kavajasit vulosën me votën e tyre fitoren e PD-së. Puna dhe angazhimi i demokratëve të Kavajës dëshmuan se, përballë vështirësive të regjimit dhe lojërave meskine të atyre që u dhurohen vende në listën e sigurt, fitimtarë...