Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD denoncon manipulime, por jo “trenin bullgar”, ja pse nuk mund të zbatohet më
👁3356
Treni bullgar” nënkupton një teknikë klasike të mashtrimit zgjedhor. Mjafton që vetëm një fletë votimi origjinale dhe me vulën e KQZ, e paplotësuar, të dalë në mënyrë të paligjshme, jashtë qendrës së votimit. Sapo ajo del jashtë qendrës, plotësohet nga subjektet e interesuara për një kandidat a parti të caktuar. Fleta i jepet një votuesi me të cilin është rënë dakord paraprakisht për këtë skemë të paligjshme. Ai hedh në kuti fletën e paraplotësuar, ndërsa fletën që i jep komisioni zgjedhor, e fsheh dhe nxjerr sërish jashtë qendrës së votimit duke e dorëzuar te organizatori. Këtu rifillon cikli. Organizatori plotëson...