Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD denoncon krimet zgjedhore/ Emra, prova dhe akuza të rënda ndaj PS
👁4676
Në një konferencë për shtyp, Partia Demokratike ka denoncuar shkelje të rënda zgjedhore dhe ka publikuar emrat e qindra personave që, sipas saj, janë përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, kryesisht përmes blerjes së votave dhe shantazheve ndaj qytetarëve. Sipas deputetes Albana Vokshi, raportet e mbledhura janë dërguar zyrtarisht në misionin e OSBE/ODIHR-it, delegacionin e BE-së në Tiranë dhe disa ambasada. Sipas PD-së, që nga muaji mars është vërejtur një përshkallëzim i blerjes së votës, veçanërisht në zonat rurale dhe komunitetet e varfra, ku janë përdorur pagesa në para, ndihma ushqimore dhe premtime për punësim. Janë dokumentuar raste përmes videove, fotove...