Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
PD bashkoi votat me PS në këshillin Bashkiak Sarandë, Berisha: Pres informacion nga deputetja
Me votat e këshilltarëve të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, Këshilli Bashkiak i Sarandës miratoi dhënien me qira të 60 hektarëve tokë në Heremec të Nivicës për ndërtimin e një parku fotovoltaik nga kompania “Park Sol Energy”. Ndërsa bashkëpunimi i dy partive në nivel lokal u firmos pa zhurmë, në konferencën e tij të sotme për shtyp, Sali Berisha deklaroi se për këtë zhvillim ishte informuar vetëm një ditë më parë nga mediat. Berisha tha se deputetja e zonës po merret me çështjen dhe do ta sqarojë deri në fund, ndërsa nuk komentoi drejtpërdrejt faktin që vendimi u mor me...