Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
PD ankohet për votat e diasporës/ Përfaqësuesit demokratë: Në Kretë po bëhet krim zgjedhor. SPAK ta hetojë
👁10987
Procesi i votimit nga jashtë nuk gëzon besimin e plotë të opozitës. Jozefina Topalli, drejtuese politike e Partisë Demokratike për Diasporën renditi problemet e procesit që në vlerësimin e saj cenojnë integritetin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. “Një ndër problematikat është mos shkuarja në adresë përkatëse për të tërhequr zarfin siç është marrëveshja, ka patur raste që ka munguar fleta e votimit. Ka patur raste që zarfet janë hedhur në oborr ose e ka marrë komshiu që nuk është e ligjshme”, shprehet Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD për diasporën. Juristët e Partisë Demokratike pranë KQZ kanë konstatuar se...