Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
PD: 466 mijë shqiptarë rrezikojnë të drejtën e votës, të zgjatet afati i vlefshmërisë së ID
👁12130
Nënkryetari i Partisë Demokratike, ka bërë një deklaratë për mediat duke ngritur shqetësimin për një numër të konsiderueshëm shtetasish shqiptarë që nuk mund të ushtrojnë të drejtën e votës më 11 maj për shkak të mungesës së dokumenteve të vlefshme të identifikimit. Sipas Bylykbashit, janë 466,000 qytetarë që jetojnë në Shqipëri dhe nuk disponojnë letërnjoftim ose pasaportë, një situatë që rrezikon të drejtat e tyre kushtetuese për të votuar në zgjedhjet e ardhshme. Në një apel drejtuar qeverisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Bylykbashi kërkoi të marren masa urgjente për të zgjatur vlefshmërinë e dokumenteve të identitetit vetëm për arsye...