Zbutet qëndrimi rregullator ndaj industrisë kripto, SHBA tërheq padinë kundrejt Kraken

Zbutet qëndrimi rregullator ndaj industrisë kripto, SHBA tërheq padinë kundrejt Kraken

Kraken, një prej bursave lider dhe më të mëdha në botë të kriptomonedhave, tha ditën e Hënë se Komisioni i Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA ka rënë dakord në princip që të tërheqë padinë ndaj saj e cila e akuzonte për operimin e paligjshëm të një burse të paregjistruar letrash me vlerë.

Përmes një deklarate, Kraken tha se tërheqja e padisë është një pikë kthese për kriptomonedhat. Sipas saj administrata Biden ka penguar inovacionin dhe investimin në industri.
Kraken u padit në Nëntor të 2023 nga SEC asokohe drejtuar nga Gary Gensler në përpjekje për të sjellë kriptomonedhat nën çatinë rregullatorë.

Por që kur Donald Trump mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, SEC gradualisht ka filluar të tërheqë paditë dhe shtrëngimin e kësaj industrie. Javën e kaluar i dha fund padisë kundrejt Coinbase, bursës Amerikane më të madhe të kriptomonedhave.
Në të njëjtën kohë Trump ka nominuar Paul Atkins në krye të SEC, juristin nga Uashingtoni që shihet si mbështetës i aseteve dixhitale dhe që do të pasojë Gensler.

SEC kishte akuzuar Payward dhe Payward Ventures, të cilat operojnë si Kraken, se që nga viti 2018 kishin bërë qindra miliona dollarë duke rregulluar blerjet dhe shitjet e 11 aktiveve kripto, ndërkohë që kishin bërë një “sy qorr” ndaj ligjeve të letrave me vlerë.
/PCWorld Albanian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente