Vlera e Bitcoin në pronësi të Strategy arrin në 41 miliardë dollarë

Vlera e Bitcoin në pronësi të Strategy arrin në 41 miliardë dollarë

Kompania Strategy e Michael Saylor ka rifilluar blerjen e Bitcoin. Pas një ndërprerje disa javore, firma e inteligjencës s biznesit bleu 10.7 milionë dollarë BTC duke shtuar 130 monedha në portofolin e saj masiv prej afro gjysmë milionë Bitcoin.

Blerja e bërë së fundi kishte një çmim mesatar prej 82,981 dollarë për Bitcoin ndërsa është shuma më e vogël që kompania ka investuar që prej 2020-ës kur e filloi këtë proces.
Sot Strategy ka 499,226 BTC në posedim që vlerësohen me afro 41.4 miliardë dollarë. Kompania zotëron rreth 2.5 përqind të Bitcoin-vë në qarkullim.

Gjiganti synon të afrojë 42 miliardë dollarë financime në tre vitet e ardhshme për të zgjeruar portofolin e saj si pjesë e strategjisë për të blerë Bitcoin si një aset kyç pavarësisht luhatjeve të tregut.
Ndërsa kjo e fundit ishte blerja më e vogël e Strategy, më e madhja ishte më 24 Shkurt 2025 ku shpenzoi afro 2 miliardë dollarë për të blerë 20,365 BTC. Që prej Nëntorit kompania ka blerë Bitcoin çdo javë.

Javën e kaluar Saylor tha se me krijimin e rezervës strategjike të Bitcoin, SHBA-ja mund të blerë deri në 20 përqind të furnizimit total të kriptomonedhës më të madhe në botë dhe ta përdorë për të eliminuar borxhin e saj publik. /PCWorld Albanian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente