
Tim Cook ngacmon përdoruesit me lançimin e një pajisje të re “Air”
CEO i Apple Tim Cook ngacmoi përdoruesit ditën e Hënë me lançimin e një pajisje të re në linjën Air kësaj jave. Përmes një postimi në rrjetin social X, Cook postoi një video të shkurtë me një tekst që shkruante: “Ekziston diçka në ajër” duke shtuar “Këtë javë.”
Edhe pse Cook nuk specifikoi cilën pajisje Apple do të lançojë, me shumë gjasa është një MacBook Air. Gazetari i mirënjohur i Bloomberg, Mark Gurman, raportoi se kompania po përgatitet për lançimin e modeleve 13-inç dhe 15-inç të MacBook Air me çipin M4.
Vitin e kaluar rreth së njëjtës periudhë Apple prezantoi variantin M3 të laptopëve. Por ekzistojnë edhe produkte të tjera me brendin Air me të cilat Apple po punon sipas spekulimeve.
Gurman kishte raportuar se Apple planifikonte lançimin e modeleve iPad Air dhe tastierave të reja afër debutimit të iPhone 16E. Madje ka spekulime edhe për një model të ri iPhone “Air.”
/PCWorld Albanian
Burimi