
SpaceX rikthen në Tokë dy astronautët e ngecur në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor
Sunita “Suni” Williams dhe Barry “Butch” Wilmore u rikthyen në Tokë pasi qëndruan në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) për 9 muaj, një udhëtim që zgjati më shumë sesa ishte planifikuar për shkak të problemeve me mjetin hapësinore Starliner të Boeing.
Williams dhe Wilmore zbritën në Gjirin e Meksikës në kapsulën Dragon të SpaceX mbrëmjen e së Martes me orën tonë lokale pas një udhëtimi që zgjati 17 orë nga ISS.
Dyshja fluturuan drejt Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar në Qershor të 2024 si pjesë e një misioni që ishte kritik për Boeing në konkurrencën e saj me SpaceX. Gjiganti i aviacionit fitoi një kontratë krahas SpaceX në 2014 për të dërguar astronautët në ISS për NASA.
SpaceX kreu fluturimin e parë të një ekuipazhi në kapsulën Dragon në 2020-ën, gjatë ditëve të para të pandemisë së Covid-19. Nga ana tjetër projekti Starliner i Boeing ngeli pas për shkak të kostove dhe vonesave të shumta.
Fluturimi në Qershor të 2024 duhej ti linte të kaluarës problemet e Boeing. Objektivi ishte dërgimi i Williams dhe Wilmore në ISS dhe më pas rikthimin e tyre pas një qëndrimi të shkurtër. Por Starliner pati probleme edhe përpara se Starliner të ankorohej në stacionin hapësinor. Pas disa provash NASA dhe Boeing vendosën të rikthejnë Starliner pa ekuipazhin.
NASA menjëherë filloi të punonte me SpaceX për të rikthyer Williams dhe Wilmore. Pas vonesash të tjera u vendos që rikthimi i tyre të bëhej në fillim të 2025-ës. /PCWorld Albanian
Burimi