
Shtetet e Bashkuara do të krijojnë një rezervë strategjike kripto me BTC, ETH, XRP, SOL dhe ADA
Presidenti Amerikan Donald Trump tha ditën e Dielë se Shtetet e Bashkuara do të krijojnë një rezervë kripto e cila përfshin Bitcoin, Ethereum, XRP, Solana dhe Cardano.
Në postimin e tij të parë në Truth Social ai nuk përmendi Bitcoin duke shkaktuar konfuzion tek ndjekësit të cilët nuk po u besonin syve që kriptomonedha më e madhe në botë nuk ishte në këtë rezervë.
Më pas Trump u përgjigj me një postim të dytë ku thoshte se “Dhe, natyrisht BTC dhe ETH janë në zemër të kësaj rezerve. Unë i dua Bitcoin dhe Ethereum,” tha Trump.
Postimi i tij i parë lidhur me rezervën thoshte se synonte ta bëjë Amerikën “kryeqytetin e botës së kriptomonedhave.”
“Një rezervë kripto do të mbështesë këtë industri e cila është sulmuar prej vitesh nga administrata Biden dhe pikërisht urdhri im ekzekutiv për asetet dixhitale kërkon nga Grupi Presidencial i Punës që të ecë përpara me një Rezervë Strategjike e cila përfshin XRP, SOL dhe ADA,” tha ai. “Do të sigurohem që SHBA-ja të jetë kryeqyteti kripto i botës.”
Menjëherë pas lajmi vlera e Solana, XRP dhe Cardano shpërtheu. XRP u rrit me 21 përqind në 24 orë, Solana me 12.5 përqind dhe Cardano me 44 përqind.
Edhe çmimi i Bitcoin dhe Ethereum u rrit me 7 përqind dhe 4.75 përqind respektivisht. Lajmërimi vjen ndërsa entuziastët e kriptomonedhave filluan të shprehin shqetësim lidhur me premtimin e Trump për krijimin e një rezerve strategjike. /PCWorld Albanian
Burimi