Samsung njofton lançimin zyrtar të One UI 7 duke filluar nga data 7 prill

Samsung njofton lançimin zyrtar të One UI 7 duke filluar nga data 7 prill

Samsung Electronics njoftoi se lançimi zyrtar i One UI 7 do të fillojë më datën 7 prill[1], duke sjellë një dizajn të guximshëm për personalizim dhe kontroll më të madh të përvojës së përdoruesit. One UI 7 prezanton një ndërfaqe të re të ndërtuar për AI, duke e bërë ndërveprimin me pajisjet Galaxy më natyral se kurrë më parë. Përditësimi do të jetë fillimisht i disponueshëm për serinë Galaxy S24, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6, duke u zgjeruar gradualisht në më shumë smartphone dhe tabletë Galaxy.

Dizajn i guximshëm për personalizim më të madh
One UI 7 vjen me një dizajn të thjeshtë, mbresëlënës dhe emocional, duke ofruar një përvojë të unifikuar dhe të përmirësuar për përdoruesit e Galaxy. Ekrani kryesor i thjeshtuar, widget-et e ridizenjuara të One UI dhe ekrani kryesor u mundësojnë përdoruesve të personalizojnë pajisjet e tyre në mënyrë intuitive dhe pa ndërprerje.

Për më shumë lehtësi, Now Bar [2] ofron përditësime në kohë reale direkt në ekranin e kryesor. Kështu, gjatë një vrapimi në mëngjes, përdoruesit mund të kontrollojnë progresin e tyre dhe të shohin se cila këngë po luhet në Galaxy Buds – gjithçka me një lëvizje të thjeshtë, pa pasur nevojë të zhbllokojnë telefonin.
Funksione më inteligjente të AI për një eksperiencë më intuitive

One UI 7 prezanton përvoja të avancuara të bazuara në AI, duke ndihmuar përdoruesit të qëndrojnë produktivë dhe të eksplorojnë krijimtarinë e tyre.
Falë Galaxy AI, përdoruesit mund të kryejnë detyra të përditshme më lehtë, duke minimizuar nevojën për të kaluar mes aplikacioneve. AI Select[3] rekomandon intuitivisht bazuar në kontekstin e përdoruesit. Për shembull, një përdorues mund të rrëshqasë Edge Panel dhe të klikojë ikonën ‘AI Select’ ndërsa shikon një video për ta ruajtur atë si një skedar GIF. Writing Assist[4] u mundëson përdoruesve të përmbledhin ose të formatizojnë automatikisht përmbajtjen me tekst të përzgjedhur.

One UI 7 gjithashtu sjell mundësi të thjeshta editimi për më shumë kontroll dhe liri krijuese. Drawing Assist[5] ndihmon në realizimin e ideve duke kombinuar inpute të ndryshme, si tekst, imazhe ose skica. Audio Eraser[6] e bën editimin e avancuar të aksesueshëm për të gjithë, duke identifikuar dhe hequr zhurmat e padëshiruara nga videot.
Falë integrimit më të avancuar të Google Gemini[7], kontrollimi i pajisjes bëhet po aq i lehtë sa biseda me një mik. Duke mbajtur shtypur butonin anësor dhe duke thënë, “Gjej restorante italiane, miqësore për kafshët, me ambient të hapur afër meje,” Gemini sjell menjëherë rekomandime në një ndërveprim të thjeshtë dhe të pandërprerë.
Natural language search[8] tani shtrihet edhe në Settings, duke e bërë më të lehtë rregullimin e preferencave. Përdoruesit mund të hapin cilësimet dhe të thonë, “Sytë e mi po lodhen,” dhe menjëherë do të shfaqen opsione të rekomanduara, si rregullimi i ndriçimit ose aktivizimi i Eye Comfort Shield.
Disponueshmëria
One UI 7 do të fillojë të shpërndahet më datën 7 prill, duke u zgjeruar në më shumë smartphone,  tabletë Galaxy në javët në vazhdim[9] dhe duke përfshirë serinë Galaxy S24, Galaxy S24 FE, serinë Galaxy S23, Galaxy S23 FE, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6, Galaxy Z Fold5 dhe Z Flip5, serinë Galaxy Tab S10 dhe serinë Galaxy Tab S9.
Për më shumë detaje, vizitoni: Samsung Newsroom, Samsungmobilepress.com dhe Samsung.com.
[1] Disponueshmëria mund të ndryshojë sipas tregut.
[2] Disponueshmëria e funksioneve të mbështetura brenda aplikacioneve mund të ndryshojë sipas vendit. Disa widget-e funksionale mund të kërkojnë një lidhje rrjeti dhe/o një hyrje në llogarinë Samsung.
[3] Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të modelit. Saktësia e rezultateve nuk garantohet. Kërkon lidhje interneti dhe hyrje në llogarinë Samsung. Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit, gjuhës ose modelit të pajisjes. Disponueshmëria e gjuhëve të mbështetura mund të ndryshojë. Disa gjuhë mund të kërkojnë shkarkimin e paketës së gjuhës.
[4] Writing Assist është i disponueshëm për serinë Galaxy S24, Galaxy S24 FE, serinë Galaxy S23, Galaxy S23 FE, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6, Galaxy Z Fold5 dhe Z Flip5, serinë Galaxy Tab S10 dhe serinë Galaxy Tab S9.
[5] Drawing Assist është i disponueshëm për serinë Galaxy S24, Galaxy S24 FE, serinë Galaxy S23, Galaxy S23 FE, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6, Galaxy Z Fold5 dhe Z Flip5, serinë Galaxy Tab S10 dhe serinë Galaxy Tab S9. Kërkon lidhje rrjeti dhe hyrje në llogarinë Samsung. Një shenjë e dukshme do të vendoset mbi rezultatin e imazhit gjatë ruajtjes për të treguar se imazhi është krijuar nga AI. Saktësia dhe besueshmëria e rezultatit të krijuar nuk janë të garantuara.
[6] Audio Eraser është i disponueshëm për serinë Galaxy S24, Galaxy S24 FE, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6, dhe serinë Galaxy Tab S10. Rezultatet mund të ndryshojnë për secilën video, në varësi të mënyrës se si janë prezantuar tingujt në video. Kërkohet hyrje në llogarinë Samsung. Lloje të caktuara tingujsh mund të detektohen, siç janë zërat, muzika, era, natyra, turma dhe zhurmat. Detektimi i tingujve mund të ndryshojë në varësi të burimit audio dhe kushteve të videos. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
[7] Kërkohet lidhje interneti dhe sistem operativ i pajtueshëm. Disponueshmëria mund të ndryshojë në varësi të pajisjes, vendit dhe gjuhës.
[8] Gjuhtët që mbështeten aktualisht përfshijnë koreane, anglishten, gjermanishten, frëngjishten, italishten, spanjishten, gjuhën kineze, japonezen dhe portugezen. I disponueshëm në serinë Galaxy S24, Galaxy S24 FE, Galaxy Z Fold6 dhe Z Flip6, dhe serinë Galaxy Tab S10. Saktësia e rezultateve nuk është e garantuar.
[9] Disponueshmëria dhe koha mund të ndryshojnë sipas tregut.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente