Opera lançon një agjent AI që kryen veprime në shfletues

Opera lançon një agjent AI që kryen veprime në shfletues

Kompania pas shfletuesit Opera prezantoi një agjent të ri AI quajtur Browser Operator që mund të kryejë veprime për përdoruesit në uebsajte të ndryshme.

Përmes një videoje kompania tregoi agjentin AI i cili po gjente një palë këpucë në Walmart, të rezervonte bileta për një ndeshje futbolli në uebsajtin e një klubi dhe të kërkonte për një fluturim dhe hotel në Booking.com.
Opera tha se funksionaliteti do të jetë së shpejti i disponueshëm përmes programit të saj Feature Drop.

Mbetet për tu parë nëse agjenti mund të funksionojë në uebsajte individuale apo nëse mund të kuptojë dhe kryejë veprime lidhur me kërkesa si: “Më gjej biletat më të lira nga Londra në Nju Jork nesër” dhe të kërkojë nëpër disa uebsajte.

Vlen të theksohet se Opera ka funksionalitete AI që i japin mundësi përdoruesve të bëjnë pyetje lidhur me uebfaqen që janë duke vizituar.
Kompania tha se përdoruesit mund të shohin se çfarë Browser Operator është duke bërë e madje të marrin kontrollin e ekranit në çdo moment. /PCWorld Albanian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente