Nothing zhvendos vëmendjen prej dizajnit në favor të funksionaliteteve AI me Phone 3A dhe 3A Pro

Nothing zhvendos vëmendjen prej dizajnit në favor të funksionaliteteve AI me Phone 3A dhe 3A Pro

Nothing prezantoi smartfonët më të fundit 3A të cilët kanë kamera të përditësuara, hardueri më të shpejtë dhe një funksionalitet të ri quajtur Essential Space për ruajtjen e screenshot, memo zanore dhe fotografive.

Duke filluar prej 379 dollarë për 3A dhe 459 dollarë për 3A Pro, telefonët kanë specifike mjaft solide për çmimet që përfaqësojnë. Të dy telefonët kanë një sensor kryesor 50-megapiksel f/1.8 dhe 8-megapiksel ultra-wide. Por ajo që e dallon modelin Pro nga ai standard është prania e një lenteje telefoto 3x periskop.
Janë telefonë të mëdhenj falë ekraneve 6.77-inç. Fuqizohen nga çipi Snapdragon 7S Gen 3 i Qualcomm, 12GB RAM dhe 256GB hapësirë. Debutojnë me Android 15 dhe Nothing premton tre versione madhore Android dhe 6 vite përditësime sigurie.

Ndërfaqja Glyph dhe shiritat LED janë të pranishëm ende por Nothing gradualisht po zhvendos vëmendjen drejt funksionaliteteve softuerike siç është Essential Space.

3A mund të porositet prej 4 Marsit dhe të shitet prej 11 Marsit. Varianti Pro mund të porositet nga data 11 Mars dhe të mbërrijë tek konsumatorët pas 25 Marsit. /PCWorld Albanian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente