
Microsoft mbyll aplikacionin që revolucionarizoi komunikimin
Microsoft zyrtarisht ka vendosur të mbyllë Skype më 5 Maj dhe po inkurajon përdoruesit të kalojnë në Teams njëherë e përgjithmonë.
Përmes një njoftimi kompania tha se lëvizja do të eliminojë fragmentimin e produkteve të komunikimit të Microsoft dhe në të njëjtën kohë të adaptohet më lehtë ndaj nevojave konsumatorë.
E gjitha që përdoruesit duhet të bëjnë për të migruar kredencialet e tyre të Skype është të kyçen në llogaritë e tyre Skype në Teams dhe të gjitha bisedat dhe kontaktet duhet të shfaqen.
Përdoruesit e Teams dhe Skype do të mund të komunikojnë me njëri-tjetrin gjersa ky i fundit të jetë mbyllur plotësisht. Microsoft publikoi edhe një video në YouTube duke ilustruar sesi të bëhet portimi i të dhënave.
Megjithatë kushdo që nuk dëshiron të transferohet në Teams, mund të zgjedhë të eksportojë të dhënat dhe historikun përpara datës 5 Maj.
Nuk është i papritur pas lëvizjeve të fundit si heqja e krediteve dhe numrave të telefoni në Skype në favor të abonimeve. Skype u lançuar dy dekada më parë në 2003. Microsoft e bleu për 8.5 miliardë dollarë në 2011-ën. Nisi një epokë të re komunikimi ndërsa sot nuk i kishte ngelur shumë përballë Zoom, FaceTime dhe Teams. /PCWorld Albanian
Burimi