Microsoft lançon një aplikacion të Copilot AI për Mac

Microsoft lançon një aplikacion të Copilot AI për Mac

Microsoft ka vendosur ta bëjë asistentin Copilot AI të disponueshëm si një aplikacion Mac. Aplikacion i ndërtuar specifikisht për macOS do të ofrojë qasje në versionin ueb të mjetit AI të Microsoft.

Lançimi i tij ka filluar ditën e sotme në SHBA, Britani dhe Kanada. Në praktikë funksionalitetet e aplikacionit janë të njëjta me ato që gjenden në versionin ueb të Copilot.
Dallimi i vetëm është se versioni Mac përmban një shkurtesë tastiere për aktivizimin e asistentit AI me Command + Space dhe mund të shikohet në Dark Mode.

Në fillim të javës Microsoft tha se do ti bënte funksionalitetet Voice dhe Think Deeper të Copilot të disponueshme për të gjithë përdoruesit. Këto funksionalitete bazohen në model o1 të OpenAI.
Të dy lëvizjet shihen si një përpjekje e Microsoft për të zgjeruar bazën e përdoruesve. Aplikacioni është gjithashtu i disponueshëm në iOS dhe iPadOS. /PCWorld Albanian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente