
HP prezantoi një version më të hollë dhe të lehtë të laptopit gaming Omen 16
HP lançoi një version më të hollë dhe më të lehtë të laptopit gaming Omen 16. Konkretisht Omen 16 Slim është 16 përqind më i hollë sesa modeli standard dhe ka një trashësi prej 19.9 deri në 22.7 mm. Laptopi peshon 2.42 kilogram
Omen 16 Slim mund të pajiset me kartë grafike Nvidia RTX 5070. Përdor procesorët më të fundit Intel Arrow Lake duke filluar nga modeli i segmentit të ulët Core Ultra 5 225H deri në Core Ultra 9 285H.
Përdoruesit mund të zgjedhin mes opsioneve të memorie 16GB, 24GB dhe 32GB RAM si dhe 512GB ose 1TB hapësirë. Siç edhe emërtimi i tij sugjeron, laptopi ka ekran 16-inç me rezolucion 2,560×1600 piksel. Konfigurimet më të lira kanë panele 1920×1200 piksel.
Makineria përfshin një portë 10Gbps USB-C, një portë 10Gbps Type-A, dy porta 5Gbps Type-A, një lidhje RJ-45 Ethernet, një mikrofon 3.5mm dhe një portë të vetme HDMI 2.1.
HP zgjodhi të heshtë për çmimin ap datën e debutimit të tij. /PCWorld Albanian
Burimi