
Discord lançon reklamat video në aplikacionet mobile
Discord ka vendosur të sjellë reklama të palëve të treta në platformën e saj mobile.
Aplikacioni i komunikimit me audio dhe video me në fokus industrinë gaming tha se është duke testuar Video Quests – reklama ku përdoruesit e Discord mund të fitojnë dekorime avatarësh dhe sende në video lojëra duke i parë ato.
Reklamat do të shfaqen prej Qershorit 2025 pasi janë lançuar në PC dhe konsola vitin e kaluar. Reklamat e reja mobile nuk janë të bezdisshme dhe shfaqen si “Quest Bar” në fund të ekranit të cilat mund të hiqen me një klikim.
Discord lejon përdoruesit në platforma të tjera të fshehin promocionet për reklama specifike ose të refuzojnë promocione të personalizuara.
Video Quests janë një prej dy formateve Quest që Discord lançoi vitin e kaluar ku tjetri është Play Quest me të cilin përdoruesit shpërblehen duke kryer misione lojërash.
Njoftimi i reklamave celulare vjen mes thashethemeve se Discord po përgatitet të nisë një ofertë publike fillestare.
Kompania u vlerësua për herë të fundit në rreth 15 miliardë dollarë nga investitorët privatë në vitin 2021 dhe thuhet se kishte diskutuar një marrëveshje blerjeje prej 10 miliardë dollarësh me Microsoft po atë vit që përfundimisht nuk u materializua asgjë. /PCWorld Albanian
Burimi