
Deutsche Telekom dhe Perplexity ndërtojnë një smartfon AI
Deutsche Telekom dhe Perplexity prezantuan në Kongresin Mobil Botëror në Barcelonë një smartfon të ri AI. Është një pajisje low-cost në zemër të së cilës qëndron asistenti “Magenta AI.”
DT do të prezantojë pajisjen në gjysmën e dytë të vitit dhe shitjet të fillojnë në 2026 me një çmim poshtë 1,000 dollarëve. Fillimisht ky produkt do të synojë tregjet Europiane.
Perplexity, një startup Amerikan AI me vlerë tregu prej 9 miliardë dollarësh, ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e telefonit. Startupi shquhet për motorin e kërkimit AI ndërsa gradualisht po hedh hapat drejt krijimit të produkteve më “proaktive” shprehej CEO i saj.
Prej mëse një viti, që kur kanë njoftuar partneritetin e tyre në Prill të 2024, dy kompanitë kanë filluar të punojnë me AI Phone. Detajet dhe specifikimet e harduerit mungojnë por pritet që të operojë me Android. Do të përfshihen shërbime AI si Google Cloud, ElevenLabs dhe Picsart tha DT.
Magenta AI, e cila do të jetë një version i bazuar në aplikacione e asistentit të AI të Deutsche Telekom, do të jetë i disponueshëm për ata që duan ta instalojnë atë në pajisjet e tyre Android ose iOS – për sa kohë që jeni një nga 300 milionë klientët e DT.
/PCWorld Albanian
Burimi