
ChatGPT në macOS integrohet në aplikacionet e kodimit
ChatGPT në macOS është bërë më i dobishëm për programuesit. Me përditësimin e fundit të aplikacionit versioni 1.2025.057, ChatGPT tani mund të editojë kodin direkt në IDE pa pasur nevojë të bëni “copy” dhe “paste.”
Listën e plotë të IDE që mbështeten mund ta gjeni në uebsajtin e OpenAI por disa prej emrave të shquar janë Xcode, Visual Studio Code, Android Studio, Intellij dhe PyCharm.
Sipas OpenAI, integrimi me IDE ka qenë një prej veçorive më të kërkuara nga përdoruesit e macOS që kur kompania lançon strukturën “Works with app” në Nëntor.
Nëse jeni një përdorues i planeve Plus, Pro ose Team, mund ta përdorni integrimi që prej ditës së sotme. Sa i përket përdoruesve të planeve Enterprise, Edu dhe atyre pa pagesë, aplikacioni i përditësuar vjen javën e ardhshme.
/PCWorld Albanian