
Bitcoin rritet përballë kushteve të lehtësuara financiare
Bitcoin u ngjit deri në 87,431 dollarë në 24 orët e fundit ndërsa investitorët ju përgjigjen sinjaleve të lehtësimeve financiare nga Rezerva Federale duke shtuar shpresat për një rritje të likuiditetit dhe ringjallje e tregut të kriptoaseteve.
Autoritetet thanë se do të ngadalësonin ritmin e reduktimit të balancës së saj prej 6.8 trilionë dollarësh në vetëm 5 miliardë dollarë në muaj nga 25 miliardë dollarë që ishte më parë.
Lëvizja synon të parandalojë çrregullimet e financiare ndërsa borxhi i vazhdueshëm po vë nën presion tregjet.
Banka Qendrore gjithashtu la interesat e pandryshuara në 4.25 përqind deri në 4.5 përqind duke ruajtur projektimin për dy shkurtime interesash këtë vit pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme të inflacionit.
Dollari Amerikan postoi ditën e tretë me rënien më të madhe që prej 2015-ës. “Historikisht sinjale të tilla i paraprijnë lëvizjeve të mëdha të Bitcoin,” shprehej analisti kripto i Real Vision Jamie Coutts.
Në të njëjtën kohë Banka Qendrore e Kinës injektoi likuiditet shtesë në sistemin e saj financiare në javët e fundit duke përforcuar trendin global të lehtësive financiare të cilat mbështetin asetet me risk të lartë.
Përveç Bitcoin, mbarë tregu kripto u përgjigj pozitivisht. Ethereum u rrit me 3.2 përqind në 2,067 dollarë sipas CoinGecko. XRP u ngjit në 2.51 dollarë ndërsa Solana rikuperoi në 133.4 dollarë.
/PCWorld Albanian
Burimi