Apple po përgatit lançimin e dy modeleve të reja të Studio Display

Apple po përgatit lançimin e dy modeleve të reja të Studio Display

Kohët e fundit disa spekulime por qarkullojnë se Apple po punon në gjeneratën e re të ekranit Studio Display dhe tashmë Mark Gurman i Bloomberg ka konfirmuar raportimet ku sipas tij bëhet fjalë për dy modele të reja.

Në vijim të raportimeve të tij të mëhershme, Gurman shkruan se një rifreskim i 2022 Studio Display mund të vijë vitin e ardhshëm. “Apple po punon gjithashtu në një monitor të dytë të ri,” shprehej ai.
Monitori i parë ka emrin e koduar J427 ndërsa i dyti J527. Kanë kaluar tre vite që kur Apple prezantoi ekranin 27-inç 1,599 dollarësh Studio Display. Ekran tjetër i segmentit të lartë Pro Display XDR prej 5,000 dollarësh ka mbërritur 6 vite më parë.

Duke pasur në konsideratën kohën kur dy monitorët janë prezantuar, Gurman thotë se mund të shohim ose dy variante pasuese të tyre ose një model të dytë të ri i ndryshëm nga Studio Display në madhësi dhe specifika.
/PCWorld Albanian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente