Aplikacioni Find My Device në Android tregon vendndodhjen e kontakteve

Aplikacioni Find My Device në Android tregon vendndodhjen e kontakteve

Përditësimi i fundit i aplikacionit Find My Device, i cili shton një tab të ri “People” ku mund të shikoni vendndodhjen e tyre nëse e kanë ndarë atë, tashmë është i disponueshëm për përdoruesit Android.

Kompania prezantoi veçorinë në fillim të muajit me March Pixel Drop dhe filloi ta ofronte kësaj jave. Falë këtij përditësimi tashmë ju mund të shikoni vendndodhjen në kohë reale në hartë të kontakteve që kanë vendosur ta ndajnë këtë informacion me ju.
Përdoruesit mund të shohin pozicionin ekzistues të kontakeve, distancën prej tyre dhe kohën kur informacioni i vendndodhjes është rifreskuar për herë të fundit.

Edhe pse Google Maps lejon përdoruesit të menaxhojnë ndarjen e vendndodhjes me kontaktet e besuara, përditësimi Find My Device e bën më të lehtë gjetjen e këtij informacioni.
Në tabin People, mund të zgjidhni të shihni kontaktet që kanë ndarë vendndodhjen e tyre me ju dhe ata me të cilët keni ndarë vendndodhjen tuaj. Përditësimi vjen thuajse një vit që kur Google lançoi Find My Device duke sjellë shërbimin në një linjë me Find My të Apple.

/PCWorld Albanian
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente