Pavlefshmëri të zgjedhjeve në Berat, Gjirokastër e Vlorë? KAS nis shqyrtimin për kërkesat nga PD

Pavlefshmëri të zgjedhjeve në Berat, Gjirokastër e Vlorë? KAS nis shqyrtimin për kërkesat nga PD

Këtë të enjte, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nisi shqyrtimin e tre kërkesave ankimore të depozituara nga PD. Kjo me objekt kundërshtimin e vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për tabelat përmbledhëse të rezultatit të votimit në qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë. Për të tre qarqet, po ashtu PD kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve të 11 majit dhe përsëritjen e tyre. KAS njoftoi se shqyrtimi i kërkesave ankimore do të vijojë më 3 qershor për Beratin dhe Gjirokastrën si dhe më 2 qershor kërkesa për Vlorën pas bashkimit me kërkesën ankimore depozituar nga “Shqipëria Bëhet”.
Burimi: Kohajone.com