Paulo Coelho: Na ishte njëherë një mbretëri, ku jetonin vetëm njerëz të lumtur…

Paulo Coelho: Na ishte njëherë një mbretëri, ku jetonin vetëm njerëz të lumtur…

Na ishte një herë një mbret, në mbretërinë e të cilit jetonin vetëm njerëz të lumtur, pavarësisht se në territoret që rrethonin mbretërinë e tij, kishte luftëra të pafund. Mbreti thirri luftëtarët e tij dhe i pyeti: “Përse vetëm në mbretërinë tonë mbretëron paqja?” “Sepse populli është i kënaqur”, iu përgjigj një ministër. “Dhe përse populli është i kënaqur?”, ia priti mbreti. “Sepse gjithësecili është i lumtur me atë që bën”. “Rrezikojmë shumë duke jetuar të rrethuar nga shumë luftëra”, mendonte mbreti, me shpirtin e trazuar. “Mund të ndodhë që fqinjët tanë të lodhen së luftuari me njëri-tjetrin, dhe të...