Patosi kundër bashkimit me Fierin, nis dëgjesa publike me qytetarët për Reformën Territoriale
Bashkia Patos ka zhvilluar pasditen e kesaj te merkure dëgjesën publike me qytetarët në kuadër të konsultimit mbi reformën e re administrative- terrotoriale e cila parashikon bashkimin e Patosit me bashkinë Fier. Dëgjesa u hap me fjalën e kryetarit të këshillit bashkiak Armand Ahmetaj dhe pasoi me fjalën e kryebashkiakut Fatjon Duro, i cili renditi një sërë argumentesh se pse Patosi duhet të qëndrojë bashki më vete duke theksuar funksionalitetin financiar, ekonominë, aksesin dhe kohezionin e territorit. Gjatë dëgjesës ku ishin të pranishëm qytetarë, këshilltarë të këshillit bashkiak dhe grupe interesi u shpreh njëzęri kundërshtimi ndaj bashkimit me Fierin. Për ta Patosi nuk është vetëm një tabelë, një indeks apo distancë në kilometra , por histori dhe identitet. Kryebashkiaku Duro dhe këshilli bashkiak do të...
Burimi:
vizionplus.tv