‘Pati manipulime’/ PD ankimon ‘Shkodrën’ në KAS: Zgjedhjet në këtë qark të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten!

‘Pati manipulime’/ PD ankimon ‘Shkodrën’ në KAS: Zgjedhjet në këtë qark të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten!

Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka bërë një tjetër ankim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Qarkun e Shkodrës. Në shkresën drejtuar KAS, PD-ASHM kërkon që zgjedhjet të përsëriten në të gjithë Qarkun e Shkodrës, duke pretenduar se janë bërë manipulime. Sipas denoncimeve të PD-ASHM, institucionet që duhet të ishin neutrale – nga bashkitë te degët vendore të ministrive – janë angazhuar aktivisht në favor të partisë qeverisëse. Zyrtarë të ndryshëm janë akuzuar se kanë shpërndarë përfitime, kanë ushtruar presion dhe kanë kërcënuar votues potencialë të opozitës. “Qytetarët janë vënë përballë një zgjedhjeje jo të lirë, por të blerë ose të imponuar. Aty ku funksionon Partia-Shtet, nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe...