Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Pastrimi i parave në Shqipëri, problem për BE, Saraçi: 90% e lejeve për anonimët, Rama garant!
I ftuar në emisionin Task Force, kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi, theksoi se në qendër të skemës së pastrimit të parave në Shqipëri nuk janë më organizatat kriminale, por vetë Edi Rama. Saraçi shprehet se, përmes lejeve të ndërtimit të dhëna personave pa kapacitet financiar dhe me lidhje të dyshuara me krimin, qeveria po u krijon organizatave kriminale një rrugë të sigurt për të futur paratë e pista në ekonomi. Ai theksoi se ky fenomen nuk po dëmton vetëm ekonominë shqiptare, por po shndërrohet në kërcënim për tregun e përbashkët europian, përfshirë Gjermaninë, ku ndikimi i konkurrencës së pandershme tashmë...