Pastrimi i Dajlanit në lumin Buna, Benet Beci: Po i kthejmë lumit rrjedhën natyrore

Pastrimi i Dajlanit në lumin Buna, Benet Beci: Po i kthejmë lumit rrjedhën natyrore

Ka përfunduar faza e parë e pastrimit të Dajlanit në lumin Buna, një proces i rëndësishëm për mjedisin dhe qarkullimin natyror të ujërave në këtë zonë. Lajmin e ka dhënë kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili theksoi se puna do të vijojë edhe në anën tjetër të lumit. Në një status në rrjetet sociale, Beci ka vlerësuar angazhimin e të gjitha strukturave shtetërore, duke e cilësuar këtë proces si një përpjekje të jashtëzakonshme për rikthimin e Bunës në rrjedhën e saj natyrore. Postimi i plotë: Ka përfunduar njëra anë e pastrimit të Dajlanit në lumin Buna dhe do të vazhdojmë edhe me anën tjetër. Një angazhim i jashtëzakonshëm i të gjitha strukturave shtetërore për të rikthyer Bunën në rrjedhën e saj natyrore. Një...