Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Pastrim” në administratë dhe ndëshkim për abuzuesit me e-Albania. Zbulohen porositë e Ramës në takimin e Tiranës
Në pjesën e fundit të takimit, me dyer të mbyllura, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar rifreskim të stafit administrativ në njësitë vendore, duke filluar me bashkitë që janë qendra qarku. Përjashtim nga kjo nismë, do të bëjë vetëm Tirana. Rama ka kërkuar ndërhyrje edhe në mënyrën e ofrimit të shërbimeve digjitale. Sipas mediave, Kryeministri ka urdhëruar heqjen e licencës për çdo zyrë noteriale apo avokatie që ofron shërbime të platformës e-Albania me pagesë, duke theksuar se këto shërbime duhet të ofrohen falas nga bashkitë. Kujtojmë se kreu i qeverisë u kishte lënë kohë ekipit të tij 10 ditë...