“Pasqyra e çmimeve” në funksion nga 1 tetori, zv/ministri Musabelliu: Platforma synon transparencë, po shqyrtojmë edhe zinxhirin e furnizimit
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit prej gati një viti po punon për garantimin e çmimeve të përballueshme për produktet bazë të shportës, pas rritjes së tyre në mjaft vende të Bashkimit Evropian. Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, deklaroi në një intervistë për “Money Report” në ABC News se po aplikohet një qasje e dyanshme përmes platformës “Pasqyra e Çmimeve” për të nxitur transparencën dhe konsumin racional. Paralelisht, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave po shqyrtohet zinxhiri i furnizimit dhe u është kërkuar supermarketeve e furnitorëve një listë produktesh me çmime të reduktuara deri në dhjetor. Ai nënvizoi se transparenca ndaj konsumatorëve është detyrim ligjor dhe se do të ketë ndërhyrje direkte në rast se shitësit abuzojnë apo reklamojnë çmime të rreme. “Ministria e Ekonomisë dhe...
Burimi:
javanews.al