Pasi kreu sulmin ndaj një cisterne nafte, Irani kërcënon të shënjestrojë anije përtej Hormuzit –
Garda Revolucionare e Iranit mori përgjegjësinë për sulmin ndaj një cisterne nafte në Ngushticën e Hormuzit, e cila mori flakë, ndërsa paralajmëroi se do të ndjekë dhe ndëshkojë anijet që i konsideron në shkelje, edhe jashtë ngushticës dhe në rajonin më të gjerë. Deklarata vjen pasi agjencitë e sigurisë detare raportuan edhe dy sulme të tjera ndaj anijeve tregtare në Gjirin Persik. Marina e Gardës Revolucionare iraniane deklaroi se kishte shënjestruar dhomën e motorëve dhe sistemin e shtytjes së cisternës MV Sun Shine, në pronësi të kompanisë Natwit, pasi sipas saj, anija ishte përpjekur të kalonte përmes një rruge të paautorizuar në pjesën jugore të ngushticës. Sulmi shkaktoi zjarr në bord. Në një deklaratë zyrtare, IRGC paralajmëroi se masat kundër anijeve që konsideron shkelëse nuk...
Burimi:
javanews.al