Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë për deklaratën e Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë për deklaratën e Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar duke shprehur shqetësim për deklaratat publike të deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, lidhur me vendimmarrjen e një prokurori të Prokurorisë së Tiranës për arrestimet gjatë protestave. “Aludimet për lidhje politike të prokurorit, të lidhura me një vendimmarrje konkrete, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë e tij, respektimi i së cilës është detyrim kushtetues dhe kërkesë e shtetit të së drejtës”, thuhet në reagim. “Prokurorët janë magjistratë dhe gëzojnë pavarësi në ushtrimin e funksionit të tyre. Në përmbushjen e detyrës, ata u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Vendimmarrja e prokurorëve duhet të mbështetet në faktet dhe provat e administruara, sipas kërkesave të ligjit, pa presione apo ndikime politike. Në parim, çdo vendim i prokurorisë mund t’i...