Burimi:
Sot.com.al

Pas zgjedhjeve parlamentare, nis sot regjistrimi i deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës
👁6049
Regjistrimi i deputetëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare fillon sot në Kuvendin e Kosovës, duke shënuar hapin e parë drejt konstituimit të legjislaturës së re. Sot do të regjistrohen deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ky është një proces formal dhe i domosdoshëm që i paraprin seancës konstituive të Kuvendit, e cila është paraparë të mbahet më 15 prill 2025. Në atë seancë pritet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të formohen strukturat e para parlamentare. Regjistrimi i deputetëve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim...