Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Pas Veliajt, edhe Abule përballet me refuzimin e gjykatës
👁3577
Biznesmeni Elman Abule, i cili është nën hetim në dosjen e Erion Veliajt, kërkoi sot revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie”. Abule iu drejtua gjykatës për zëvendësimin e masës në fuqi me një masë më të butë. Kërkesa e tij u rrëzua nga gjyqtari Erjon Bani. Elman Abule do të vijojë të qëndrojë në “arrest shtëpie”. Më herët, GJKKO refuzoi lirimin e Erion Veliajt, ndërsa SPAK gjatë seancës dha informacion 2-mujor për hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, i arrestuar prej datës 10 shkurt 2025 me akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.