Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit

Pas takimit me Eglin në “Big Brother”, vjen reagimi i Olsit

Showbiz E Premte, 11 Prill 2025 09:14 Pas takimit të papritur dhe emocional me ish-partneren e tij, këngëtaren Egli Tako, në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, aktori dhe artisti Olsi Bylyku, ka zgjedhur të reagojë përmes një mënyre të veçantë, me muzikë. Në një video të postuar në llogarinë e tij në “Instagram”, Olsi shfaqet në një studio muzikore, duke lënë të kuptohet se është duke punuar në projekte të reja muzikore. Kjo lëvizje është parë nga shumë ndjekës, si një përgjigje simbolike ndaj emocioneve dhe diskutimeve që solli takimi i tij me Eglin në reality show-in e ndjekur nga mijëra shqiptarë. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë mesazhi i shkruar nga vetë Olsi përkrah videos: “Ju falënderoj si fillim...