Pas spektaklit ndaj Man. City, PSG nuk fal as në kampionat. Fitore me përmbysje e parizienëve (video)
17 Tetor 2026 19:10 Telesport Pas fitores spektakolare 2-4 në mesjavë në Champions League ndaj Manchester City, PSG ka marrë fitoren e katërt rresht në Ligue 1-. Kampionët në fuqi fituan 1-2 në transfertën ndaj Strasbourg, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të. Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 17-të me Giovanni Reyna, goditja e të vilit falë edhe një devijimi të Lucas Hernandez përfundoi në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Strasbourg. PSG u zgjua në 15 minutat e fundit të pjesës së dytë. Në minutën e 72-të, Ousmane Dembele gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 77-të, Ilya Zabarnyi barazon shifrat 1-1, pas asistit të Dembele. Në minutën e 85-të, Dembele kalon PSG-në në avantazh...
Burimi:
telesport.al