Barcelona gati të “kopjojë” Real Madridin dhe të dërgojë sulmuesin te Como

Barcelona gati të “kopjojë” Real Madridin dhe të dërgojë sulmuesin te Como

15 Nëntor 2026 18:19 Telesport Hamza Abdelkarim ka luajtur vetëm 131 minuta në këtë sezon të tijin të parë me fanellën e Barcelonës. Pavarësisht talentit dhe besimit që ka Hansi Flick dhe drejtuesit e Barcelonës tek ai, sulmuesi egjiptian e ka shumë të vështirë të gjejë minutat e duhura, duke ditur konkurrencën e madhe që ka te katalanasit. Sport zbulon se drejtuesit e Barcelonës po mendojnë për huazimin e 18-vjeçarit egjiptian gjatë merkatos së janarit. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia e shitjes së tij, duke ruajtur një pjesë të mirë të të drejtave mbi kartonin e tij. Sipas medies në fjalë, për Abdelkarim ka interes konkret nga Como, një klub që ka treguar besim të madh ndaj të rinjve të talentuar, ku iu është dhënë...