Pas samitit Trump-Xi, SHBA-ja ende pa zgjidhje për mineralet kritike
Kur u takuan në Uashington muajin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping, nuk arritën pajtim për një nga çështjet më të debatueshme në raportet dypalëshe: kufizimet e gjera të Pekinit për eksportin e mineraleve kritike që kanë shkaktuar probleme si në zinxhirët e furnizimit të Pentagonit, ashtu edhe në ata të sektorit tregtar. Trump dhe Xi ranë dakord ta zgjasnin për dy muaj armëpushimin tregtar, i cili ishte paraparë të përfundonte më 10 nëntor. Por, kjo zgjatje nuk i adreson shqetësimet kryesore të Uashingtonit lidhur me eksportet e pamjaftueshme të mineraleve nga Kina. Gjatë dëshmisë së tij në korrik para Komitetit të Financave të Senatit amerikan, përfaqësuesi tregtar i SHBA-së, Jamieson Greer, tha se eksportet e mineraleve nga Kina “nuk...
Burimi:
javanews.al