Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Pas Ron Yeffet dhe Ministrisë së Mbrojtjes/ SPAK kontrolle te banesa e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës

Zbulohen detaje të reja nga aksioni i Prokurorisë së Posaçme në kuadër të hetimeve për aferën KAYO. Pas kontrollit në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan Ron Yeffet në fshatin Pëllumbas dhe kontrolleve në Ministrinë e Mbrojtjes, mësohet se veprimet e SPAK janë shtrirë edhe në banesat e Ardi Veliut dhe Arjeta Pucës. Ardi Veliu është administrator i KAYO-s, kompanisë shtetërore që operon në industrinë e mbrojtjes, ndërsa Arjeta Puca është pronare e kompanisë TIMAK, një prej subjekteve private që ka hyrë në partneritet me KAYO-n përmes TIMAK Defence. Sipas të dhënave paraprake, kontrollet janë kryer në kuadër të të njëjtit hetim dhe janë përqendruar në disa pika që lidhen me personat dhe kompanitë e përfshira në aktivitetin e industrisë së mbrojtjes. Kontrollet janë kryer me urdhër...