Pas protestës studentore, Tirana nis pastrimin e qytetit, Balla ndan pamje nga terreni

Pas protestës studentore, Tirana nis pastrimin e qytetit, Balla ndan pamje nga terreni

Protesta kombëtare studentore e zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë u mbyll mes tensioneve dhe përplasjeve, duke lënë pas gjurmë në disa prej zonave ku u zhvillua tubimi. Pas përfundimit të protestës, në rrugët e kryeqytetit kanë nisur punimet për pastrimin dhe sistemimin e hapësirave publike, me qëllim rikthimin e normalitetit për qytetarët. Pamje nga puna që po bëhet në terren ka ndarë edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Përmes një postimi, ai ka përcjellë mesazhin se, pas largimit të protestuesve, qyteti duhet të pastrohet dhe t’u kthehet qytetarëve. “Dhunuesit ikën, tani Tirana duhet të pastrohet dhe t’i kthehet qytetarëve të shijojnë të dielën nesër”, shkruan Balla, duke shoqëruar reagimin e tij me pamje nga procesi i pastrimit.