Pas protestës në Tiranë, Tabaku shkon të takojë të arrestuarit

Pas protestës në Tiranë, Tabaku shkon të takojë të arrestuarit

Një ditë pas protestës së zhvilluar në kryeqytet, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është paraqitur në Bllokun e Sigurisë për të takuar personat e arrestuar pas tubimit. Tabaku, e cila drejton edhe Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ka shkuar pranë ambienteve ku mbahen të ndaluarit, në një kohë kur vëmendja publike është përqendruar te veprimet e Policisë pas protestës. Gjatë tubimit të studentëve dhe të rinjve u shënuan tensione dhe përplasje me efektivët e Policisë, ndërsa u raportua edhe për persona të lënduar. Deri më tani, nuk ka detaje të tjera mbi takimet e zhvilluara nga deputetja, ndërsa ajo nuk ka bërë ende publike ndonjë deklaratë lidhur me vizitën.