Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

Pas Policisë i hapet oreksi edhe Gardës, kërkon rritje pagash

Sindikata e Gardës së Republikës ka reaguar pas vendimit të qeverisë për rritjen e pagave të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke kërkuar që e njëjta vëmendje të tregohet edhe për efektivët e Gardës. Përmes një reagimi publik, sindikata u ka bërë thirrje strukturave përgjegjëse që të ndërmarrin hapa konkretë për rishikimin e pagave. Sipas sindikatës, punonjësit e Gardës së Republikës nuk kanë marrë vlerësimin e duhur financiar që prej vitit 2001. Ata theksojnë se diferenca prej 15 mijë lekësh që dikur përfitonin në raport me institucionet e tjera të sigurisë është zhdukur, duke sjellë sipas tyre një cenim të dinjitetit ekonomik të punonjësve. Në reagimin e saj, sindikata argumenton se natyra e shërbimit që kryejnë efektivët e Gardës kërkon një trajtim financiar të veçantë. Në...