Pas përplasjeve me policinë, banorët e Thethit hapin rrugën për në fshat

Pas përplasjeve me policinë, banorët e Thethit hapin rrugën për në fshat

Në ditën e tretë të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, banorët i kanë bërë bllokadë policisë duke bllokuar urën hyrëse për në fshat. Ata kërkojnë ndalimin e aksionit dhe diskutim me qeverinë. Pas përplasjeve me policinë, banorët hapin rrugën për në fshat. Prej tre ditësh ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Thethin. Kryeministri Edi Rama u ka dhënë ultimatum bashkive që të lirojnë hapësirat publike të zaptuara nga bizneset.  
Burimi: Kohajone.com