Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Pas operacionit “fshesa”, prezantohen në Fier administratorët e rinj të njësive administrative
Bashkia Fier FIER- Ditën e sotme në ambientet e Bashkisë Fier janë prezantuar zyrtarisht administratorët e rinj të njësive administrative të qytetit. Mësohet se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi, deputetja Antoneta Dhima, si dhe deputetë të rinj të Qarkut Fier, Ceno Klosi dhe Ramion Kurti, ishin të pranishëm gjatë prezantimit. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë prezantimi të administratorëve të rinj, kryebashkiaku Subashi ka theksuar rëndësinë dhe nevojën e bashkëpunimit midis njësive administrative dhe Bashkisë në funksion të projekteve zhvillimore të qytetit dhe zonave përreth. Gjithashtu deputetët e rinj e vlerësuan si një nismë pozitive përforcimin e administratës me figura të reja, të përkushtuara dhe pranë qytetarëve. Ndërkohë, zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja Balluku, theksoi rëndësinë e përfshirjes së burimeve të reja njerëzore...