Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pas ngrirjes së ndihmës amerikane, Ukraina gati të blejë ose të marrë me qira armë kundërajrore
Habi dhe shqetësim i madh mbizotërojnë në Ukrainë pasi qeveria amerikane njoftoi pezullimin e dërgesës së sistemeve të armëve. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të martën në mbrëmje se është duke u zhvilluar një proces “sqarimi” me Uashingtonin në lidhje me ndihmën që do të vazhdojë të dërgohet. Siç tha ai në fjalimin e tij të përditshëm, Kievi dhe Uashingtoni po punojnë për të sqaruar çdo detaj të mbështetjes ushtarake, “duke përfshirë komponentët e mbrojtjes ajrore”. Propozim për blerjen ose qiranë e sistemeve të mbrojtjes Në të njëjtën kohë, zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sibikha, shkroi në Platformën X...