Pas natës së dhunës në Tiranë, rrugët i kthehen normalitetit, bizneset në zonat e prekura nuk hapin qepenat!
Pas episodeve të dhunës të regjistruara të shtunën në kryeqytet, situata në Tiranë paraqitet e qetë dhe lëvizja vijon normalisht. Pavarësisht rikthimit të qetësisë, një pjesë e madhe e bizneseve në zonat e prekura kanë mbajtur qepenat ulur dhe dyert e mbyllura, në një situatë që vjen pas tensioneve dhe përplasjeve të një nate më parë. Ndërkohë, qarkullimi në kryeqytet vijon pa probleme të raportuara, ndërsa qytetarët kanë rifilluar aktivitetet e tyre të përditshme.
Burimi:
javanews.al