Pas ministres së Shendetësisë Evis Sala në Tiranë, jep dorëheqjen Jetmir Lumaj, vartësi i saj në Shkodër
Pas dorëheqjes së Ministres së Shendetësisë Evis Sala në Tiranë, edhe drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, Jetmir Lumaj, mësohet se ka bërë të njëjtën zgjedhje. Pak para përfundimit të orarit zyrtar të punës, bëhet me dije se Lumaj ka paraqitur dorëheqjen nga pozicioni që mbante.Nëse ministrja Sala deklaroi se u largua për shkak të angazhimeve të saj ndërkombëtare, për dorëheqjen e vartësit të saj në Shkodër Jetmir Lumaj, nuk ka asnjë arsye publike deri tani.Më herët, ishte folur për ndryshime të drejtuesve rajonalë në nivel qarku në Shkodër, duke nisur nga muaji shtator. Sot është data 2 shtator dhe pritet të shihet nëse dorëheqja e Lumaj do të pasohet edhe nga të tjera. Apo do të jetë e nevojshme të ketë shkarkime....
Burimi:
sarandanews.com