Pas masës ndaj Vlorës Hysenit, PD mbledh Kryesinë dhe Grupin Parlamentar! Çfarë pritet të vendosë?
vlora hyseni-pd TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë e re, së bashku me Sekretariatin dhe Grupin Parlamentar. Mbledhja zhvillohet një ditë pas zhvillimeve lidhur me masën e sigurisë ndaj drejtores së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Një ditë më parë, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se PD do të marrë një vendim lidhur me situatën e krijuar pas masës së sigurisë ndaj drejtueses së SHISH. Sakaq, takimi i sotëm pritet të fokusohet te qëndrimi politik i opozitës për zhvillimet e fundit. Gjykata e Posaçme caktoi sot ndaj Vlora Hysenit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga detyra si drejtoreshë e SHISH, në kuadër të procedimit penal të SPAK-ut, që lidhet me hetimet për dosjen e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së...
Burimi:
zeri.ai